Një rast flagrant është humbur në kampionatin polak të futbollit. LKS Lodz priti në shtëpi Gornik Zabrze, sfidë që e humbi 0-1. Vendasit vijojnë të renditen të fundit në Ekstraklasa dhe në minutën e 28-të kishin një shans të artë për të kaluar në avantazh.
Dyluftime të forta në mesfushë dhe sulm drejt portës kundërshtare. Goditja e Pirulo u prit nga portieri mik dhe topi shkoi në këmbët e Adam Ratajczyk. 18-vjeçari goditi menjëherë, por gaboi shënjestër nga shumë afër.
Gafë e madhe e adoleshentit, teksa tetë minuta më vonë erdhi goli i miqve, të cilët ia dolën ta ruanin deri në fund avantazhin e artë dhe u rikthyen me tre pikë të rëndësishme në shtëpi. /abcnews.al