Është zhbllokuar takimi mes Arsenalit dhe Norwich dhe “Topçinjtë”, kanë kaluar në avantazh. Në minutën e 33-të, kapiteni Aubameyang ka shënuar për djemtë e Artetës.
Ky gol i sulmuesit, ishte i 50-ti në Premier League në vetëm 79 ndeshje: thjesht fantastik! Aubameyang duhet të falënderojë portierin e Norwich, Tim Krul, me këtë të fundit që bëri supergafë!
https://twitter.com/sportmargin/status/1278381568546004992?s=21
Vetëm katër minuta më vonë, Granit Xhaka shënoi golin e dytë për Arsenalin, pas një asisti të Aubameyang. E majta e mesfushorit shqiptar, tundi rrjetën dhe Arsenali, niset drejt sukesit./abcnews.al
https://twitter.com/fttv10/status/1278382990037594113?s=21

