Pas 3 golave të shpejtë të skuadrës së Tottenham, në fillimin e pjesës së dytë ndaj “Bletëve” të Brentford, këta të fundit kanë dërguar sërish topin në rrjetën, duke rihapur sfidën ndaj djemve të teknikut, Ange Postecoglou.
Nga një gafë e mbrojtjes së “Spurs” përfiton “bomberi” anglez, Ivan Toney, i cili përballë portierit Vicario nuk gabon duke dërguar topin në rrjetë me një goditje potente e duke siguruar kështu golin e 2-të në përballjen e dytë radhazi, që prej rikthimit të tij nga pezullimi. Rezultati shkon në 3 me 2. /i.m /abcnews.al