Gjashtë minuta i janë dashur Laçit për të shënuar kundër Dinamos, në duelin e parë të javës së 11-të të kampionatit.
Blutë gabuan në mbrojtje dhe sulmuesi i bardhezinjve, Saliou Guindo, shmangu portierin Bakaj dhe e çoi topin në rrjetë.
Për sulmuesin nga Mali ky është goli i katërt sezonal në Abissnet Superiore me fanellën e bardhezinjve. / abcnews.al