VIDEO/ Gafë e “Bardhezinjve”, Salernitana shtang “Zonjën e Vjetër” në “Allianz Stadium”

schedule21:06 - 4 Janar, 2024

schedule 21:06 - 4 Janar, 2024

Pritej një fitore e madhe e “Bardhezinjve” të Juventus, mirëpo duket se skuadra e Salernitana paska plane të tjera, për sfidën e vlefshme për raundin e 1/16-ve, të Kupës së Italisë, teksa ka arritur të gjejë e para avantazhin, në “Allianz Stadium”.

Një krosim i gabuar drejt zonës nga Gatti përfundon në këmbët e “bomberit” nigerian, Chukwubuikem Ikwuemesi, i cili me një goditje të lehtë në zonë mposht portierin Perin, duke nisur festën e skuadrës së tij. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: