VIDEO/ Gafa e vitit para porte, Young “tërbon” interistët

schedule14:17 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 14:17 - 3 Dhjetor, 2020

Inter fitoi me shumë vështirësi me shifrat 2-3 pas një ndeshje për zemra të forta ndaj Borussia M’Gladbach. Zikaltërit e çuan rezultatin në një moment me shifrat 1-3, por Borussia u rikthye dhe shënoi dy gola të shpejtë, por njëri u anulua.

Në fund gjermanët shtynë në maksimum dhe rrezikuan shumë të barazonin dhe eliminonin Interin, por edhe italianët kishin një mundësi të artë të shënonin për 4-2 dhe të mbyllnin ndeshjen.

Ashley Young kishte mundësi vetëm pak centimetra larg vijës fatale të katërkëndëshit, por sfera përfundoi në fundore. Gafa e anglezit është bërë virale në rrjetet sociale dhe nëse jepej një çmim për humbjen e vitit, Young me siguri e fitonte me këtë rast. /abcnews.al