VIDEO/ Gafa e portierit në Japoni u bë virale, po gjestin e sulmuesit e pa kush?!

schedule19:59 - 8 Mars, 2022

schedule 19:59 - 8 Mars, 2022

Goli i shënuar në Japoni në ndeshjen mes Gamba Osaka dhe Kawasaki Frontale ka bërë xhiron e internetit, për shkak të gabimit të bërë nga portieri.

Kei Ishikawa, në minutën e 95-të i dhuroi topin lojtarëve kundërshtarë dhe sulmuesi brazilian Leandro Damiao shënoi golin e barazimit 2-2.

Portieri japonez u pezmatua krejtësisht dhe i pari që i shkoi për t’i dhënë zemër ishte Damiao, autori i golit.

Sigurisht fokusi kishte qenë i gjithë te gabimi i portierit dhe jo te gjesti i sulmuesit, që u solidarizua me lojtarin kundërshtar. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!