Miqësorja e parë e fazës përgatitore, nuk shkoi ashtu siç pritej nga “topçinjtë” e Arsenal, të cilët në sfidën përballë gjermanëve të Nurnberg u ndalën në barazimin 1 me 1, ku padyshim “protagnisti” i sfidës ishte mesfushori Jorginho.
Të parët që gjetën rrugën e rrjetës ishin “topçinjtë” e Mikel Arteta, ku që në minutën e 7’ të lojës, anësori i sulmit të Arsenal, Bukayo Saka tundi rrjetën e gjermanëve, duke kaluar të tijët në avantazh.
Mirëpo, në minutën e 62’-të, një gabim i mesfushorit Jorginho i sjell barazimin gjermanë. Një top i kthyer te mesfushori italian, nuk kapet mirë nga ky i fundit dhe gjatë “përplasjes” me një prej sulmuesve të Nurnberg, topi shkon në rrjetë duke realizuar një autogol fantastik e për rrjedhojë duke i kushtuar fitoren skuadrës së tij. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: