Vitet e kaluara si futbollist dhe trajner në një ekip nuk harrohen lehtë, aq më tepër për një person si Gennaro Gattuso, i cili është shumë i lidhur me ngjyrat kuqezi të Milanit.
Trajneri zëvendësoi Carlo Ancelottin në stolin e Napolit dhe aventurën e re në karrierë e nisi me një humbje. Nesër është radha e transfertës kundër Sassuolos dhe gjatë konferencës për shtyp ka ndodhur një episod interesant.
41-vjeçari ka harruar në një moment se ku ndodhet dhe, pasi vlerëson trajnerin e Sassuolos, ngatërron Napolin me Milanin. Gjithsesi, Gattuso e kapi shpejt dhe e korrigjoi gabimin. /abcnews.al