Sot u luajt derbi i kryeqytetit në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, Vardar-Shkupi. Ekipi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës në pjesën e parë me anë të afrikanit Dembo Darboa, por anësori e anuloi për pozicion të parregullt të sulmuesit.
Vendasit luajtën më mirë në 45 minutat e dyta dhe gjetën golin e fitores me anë të Cvetanoskit në minutën e 52-të. Kjo ishte ndeshja e pestë radhazi që bardhekaltrit nga Çairi nuk ia dalin të mposhtin Vardarin.
Në këtë sfidë derbi u regjistruar edhe një episod sa i pabesueshëm aq edhe qesharak. Ishte pjesë e parë dhe Martin Velickovic kishte një shans të artë për të dërguar topin në rrjetë. Gjithsesi, nga fare pak cm larg portës, ai goditi shtyllën, duke mos i besuar syve. /abcnews.al