Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Gafa e ditës në La Liga: Një portier lë nam, “s’i punojnë frenat”

schedule20:42 - 16 Korrik, 2020

schedule 20:42 - 16 Korrik, 2020

Eibar fitoi 3-1 në fushën e vet kundër Valladolid dhe është pranë arritjes së suksesit të dytë radhazi në La Liga. Të dy golat janë shënuar në pjesën e parë.

Qendërmbrojtësi Bigas realizoi me kokë në minutën e 21-të, ndërsa shtatë minuta më pas erdhi dyfishimi. Gafë fatale e miqve, të cilët i dhuruan Eibarit shansin të gjente golin e dytë.

Një mbrojtës mik ktheu një top drejt portierit Churripi, por 26-vjeçari rrëshqiti dhe aty përfitoi japonezi Inui, i cili realizoi me portën bosh.

Të dy skuadrat shënuan nga një gol në pjesën e dytë dhe e gjithë ndeshja u mbyll me triumfin 3-1 për vendasit e Eibar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!