Zinedine Zidane mund të qetësohet, pasi është sërish Karim Benzema që e nxjerr nga situata skuadrën e Real Madrid.
Në një ndeshje delikate si kjo me Atalantën një gol ishte shumë i rëndësishëm dhe sulmuesi francez e ka realizuar pas 34 minutash lojë.
Një gabim i Sportiello në fakt, që pasoi gabim te Modric dhe kroati asistoi për Benzema dhe ky i fundit nuk mund të falte.
Tani kualifikimi i Realit është më pranë, pasi e kanë fituar edhe ndeshjen e parë në Bergamo me rezultatin e ngushtë 1-0. /abcnews.al