Është zhbllokuar takimi mes Shqipërisë dhe Lituanisë dhe për fat të keq, janë miqtë ata që kanë kaluar të parët në avantazh. Gjithçka po fliste në favorin e kuqezinjve tanë në fillimin e pjesës së dytë, madje djemtë e Rejës u ndëshkuan me kundërsulm.
Një goditje këndi e ekzekutuar nga tanët, nuk realizohet mirë dhe topi shkon te Gjasula në mesfushë. Futbollisti e kthen mbrapa për Strakoshën, por Kazlaukas përfiton, merr sferën, driblon Strakoshën dhe shënon me portën e boshatisur./abcnews.al