13 sekonda në fushë dhe në Estoni vendoset një rekord i ri për zëvendësimin më të shpejtë të bërë ndonjëherë në kampionatin elitar të futbollit. Lauri Suup, 16-vjeçari i Nomme Kalju, doli nga fusha sapo topi përfundoi në anësore.
Ai ishte futur titullar për shkak të rregullores së kampionatit që detyron klubet të hedhin në fushë si titullarë të paktën dy futbollistë që janë prodhim i klubit. Në vend të Suup hyri ukrainasi Vladislav Homutov.
Nomme Kalju ishte në një pozicion të vështirë, për shkak se disa futbollistë janë të izoluar për shkak të infektimit më Covid-19. Për këtë arsye ata e hodhën në fushë nga fillimi Suup, i cili më pas duhet të dilte dhe t’i linte vendin një lojtari me më shumë eksperiencë. /abcnews.al