Tottenham, për të disatën herë sheh t’i ikin pikët e plota nga duart. Këtë herë skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho ka barazuar 1-1 në transfertë me Wolverhampton, edhe pse kishte shënuar që në fillim të ndeshjes.
https://streamable.com/oi187r
Tanguy Ndombele shtangu portierin e “Ujqve” që në minutën e parë, me një goditje nga distanca. Tottenham ishte në kushtet që dëshiron të jetë shpesh dhe më pas u mundua të realizonte edhe golin që do t’i jepte qetësinë.
Wolverhampton u përpoq shumë të barazonte shifrat dhe në fundin e pjesës së parë kërkoi edhe një penallti. Pasi u pa në VAR u gjykua që nuk ishte dhe loja vazhdoi. Përpjekjet e vendasve u shpërblyen katër minuta nga fundi i lojës.
https://streamable.com/9hugcz
Pas një goditjeje këndi, Romain Saiss, në shtyllën e parë devijoi bukur topin me kokë dhe e dërgoi në rrjetë, duke i dhënë barazimin skuadrës së Wolverhampton dhe kështu Everton nuk ia doli të ngushtonte diferencën me Liverpoolin kryesues, që kishte ngecur më parë në shtëpi kundër ËBA. /abcnews.al