VIDEO/ Fund i hidhur, Anglia U21 e pamëshirshme kundër Shqipërisë

schedule22:19 - 17 Nëntor, 2020

schedule 22:19 - 17 Nëntor, 2020

Shqipëria U21 i mbyll kualifikuese për Europianin me një humbje të thellë, 5-0, kundër Anglisë. Kuqezinjtë u munduan të bëjnë diçka ndaj bashkëmoshatarëve të tyre, por e kishin të pamundur, Gjithsesi e mbyllin në vendin e tretë në grup, duke lënë pas Turqinë, Kosovën dhe Andorrën.

Sa i takon përballjes së sotme, ajo nisi keq. Që në minutën e pestë, Hudson-Odoi i Chelsea ndëshkoi portierin Marco Molla, i cili kishte pjesën e tij të fajit në golin e pësuar. Anglezët treguan forcën e tyre dhe në pjesën e parë shënuan edhe dy gola të tjerë.

https://twitter.com/i/status/1328794594113429505

Justin dhe Musiala e dërguan topin në rrjetë dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-0. Anglia nuk i mjaftua me kaq dhe Shqipëria gaboi sërish te goli i katërt, i realizuar nga talenti i Arsenalit, Nketiah.

https://twitter.com/i/status/1328808557563752450

I njëjti lojtar kishte mundësinë të shënonte me penallti në minutën e 80-të, kur Molla e ndaloi. Gjithsesi gjashtë minuta më vonë ai nuk fali, duke shënuar edhe golin e pestë, i fundit në këtë përballje. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!