13 mijë euro u dogjën brenda pak minutave në Greqi, kur një burrë ndezi oxhakun pa ditur se bashkëshortja e tij kishte fshehur në oxhak plot 13 mijë euro.
Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një video në Tik Tok, ku përdoruesit tregon se si mijëra euro u dogjën si të ishin letër për shkak se çifti nuk kishin komunikim të mirë mes tyre.
@makodaduna #λεφτα #αθηνα #money #crazy #τρελοκομειο#greece ♬ Money, Money, Money – Rajaton
Menjëherë pas publikimit video është bërë virale në Tik Tok.
“Kur në 2 minuta 13 mijë eurot që ke fshehur në oxhak bëhen shkrumb e hi ” është titulli i videos.
Siç shpjegon vajza që ka ngarkuar videon, duke iu përgjigjur pyetjeve të përdoruesve të Tik Tok, gruaja në fjalë kishte fshehur në oxhak 13 mijë eurot që kishte mbledhur me partnerin e saj, duke menduar se ishte një vend i mirë për t’i fshehur.
Por ajo harroi të njoftonte bashkëshortin, i cili sapo u kthye në shtëpi, ndezi oxhakun dhe kështu paratë u bënë hi. Sakaq mësohet se nga shuma totale u shpëtuan pesë mije euro, pasi çifti arrit ti nxirrte paratë në kohë nga oxhaku./Abcnewss.al/