Panik në ndeshjen e djeshme mes LA Clippers dhe Denver. Basketbollisti i ekipit pritës, Kawai Leonard, e përfundoi duelin para kohe për shkak të një dëmtimi i cili i trembi të gjithë të pranishmit në stadium.
Gjatë një kërcimi amerikani u godit me bërryl nga shoku i tij i skuadrës, Serge Ibaka, çka solli rrëzimin e tij në tokë. Lenard u “pushtua” nga gjaku dhe qëndroi për disa çaste i shtrirë në dysheme.
Kawhi looks like he just went through 5 rounds with Gaethje! pic.twitter.com/wuUMmwELDt
— Barstool Sports (@barstoolsports) December 26, 2020
Fatmirësisht, ai nuk kishte asgjë serioze, por gjithsesi u dërgua për në dhomat e zhveshjeve ku mori dhe ndihmën e shpejtë. Ishte e pamundur për të për ta vazhduar ndeshjen, e cila përfundoi në shifrat 121-108 për LA Clippers. /abcnews.al