VIDEO/ Franca ndëshkon shpejt Ukrainën, shënon supertalenti i Rennes

schedule21:22 - 7 Tetor, 2020

schedule 21:22 - 7 Tetor, 2020

Francës i kanë mjaftuar vetëm 10 minuta që të kalojë në avantazh kundër Ukrainës. Talenti i Rennes, Eduardo Camavinga ishte autori i golit, në minutën e 10-të të takimit.

17-vjeçari e nisi titullar këtë takim dhe menjëherë tregoi aftësitë e tij, duke i kaluar kampionët e botës në avantazh. Në gjirin e saj, Franca ka një supertalent dhe ndoshta mesfushorin më të mirë në botë në të ardhmen./abcnews.al

Francë – Ukrainë  1-0 (Camavinga 10’)

https://twitter.com/juniormaruwa/status/1313922383875538944?s=21

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!