Një foshnjë 6-muajshe është shpëtuar mrekullisht nga zjarrfikësit e Tiranës.
Foshnja kishte mbetur e mbyllur brenda apartamentit në një pallat mëngjesin e sotëm në zonën e “Freskut” në Tiranë.
Pamjet janë publikuar në Facebook nga drejtori i zjarrfikësve Tiranë, Shkëlqim Goxhaj.
Mësohet se nënës i ishte mbyllur dera dhe kishte ngelur jashtë, ndërsa fëmija brenda.
Në pamundësi për të hyrë në shtëpi, nëna ka lajmëruar forcat zjarrfikësve.
Me ndërhyrjen e këtyre të fundit foshnja është nxjerrë jashtë me shkallë shëndoshë e mirë./Abcnews.al.