Manchester United i kishte mbyllur në barazim dy ndeshjet e fundit në Premier League, teksa sot u rikthye te fitorja. “Djajtë e Kuq” thyen 3-1 në shtëpi Neëcastle dhe renditen në vend të dytë në kampionat (bashkë me Leicester City), dhjetë pikë larg Man City.
➕3️⃣ for @ManUtd #MUNNEW pic.twitter.com/iYdJxUbnfS
— Premier League (@premierleague) February 21, 2021
Markus Rashford zhbllokoi takimin pas gjysmë ore lojë falë një goli të bukur, teksa miqtë reaguan menjëherë dhe rikthyen baraspeshën gjashtë minuta më vonë. Allan Saint-Maximin goditi fluturimthi dhe topi përfundoi në rrjetë.
Kaq për pjesën e parë, teksa djemtë e Solskjaer realizuan dy gola të tjerë në fraksionin e dytë të ndeshjes. Daniel James i dhuroi avantazhin United (57′), ndërsa Bruno Fernandez vulosiu fitoren e ekipit të tij falë një penalltie (75′). /abcnews.al