Një video e re shfaq momentin kur trupat ukrainase shtien me mitralozin e vjetër mbi një dron rus, të prodhuar nga iranianët.
Videoja e shkurtër tregon të shtënat dhe një shpërthim që ndodhë në qiell – që me gjasë shfaq momentin kur droni Shaed-136 shpërthen.
Sipas OSINTechnical, mitralozët e përdorur për rrëzimin e dronit janë afro një shekull të vjetër – pra bëhet fjalë për modelet PM1919 të përdorur në Luftën e Parë Botërore.
Videoja është realizuar në pjesën perëndimore të Ukrainës, por nuk dihet saktë lokacioni dhe data. E nga ministria e Mbrojtjes si ajo ukrainase ashtu dhe ajo ruse nuk janë deklaruar lidhur me këtë aksion.
Western Ukraine, a Ukrainian AAA crew, firing a pair of nearly century old truck-mounted PM1919 Maxim guns, engages and successfully downs a Russian Shahed-136 attack drone at near point blank range. pic.twitter.com/vJMLzODWoU
— OSINTtechnical (@Osinttechnical) October 22, 2024