Forcat ruse bënë një tërheqje të martën në betejën për qytetin e Bakhmut, në të njëjtën ditë kur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin u detyrua që të kryejë një paradë ushtarake “modeste” për festën e 9 Majit në Kremlin, për shkak të humbjeve që ka pësuar ushtria.
Në një video të publikuar nga prestigjozja “Daily Mail“, shihet se ushtarët rusë kthehen dhe vrapojnë duke ikur nga vija e frontit, pasi u pushtuan nga Brigada e 3-të Sulmuese e Ukrainës.
Ukraina pretendon se po fiton terren rreth qytetit të kontestuar ashpër pas muajsh përparimesh në rritje ruse.
Kjo ishte konfirmuar edhe i pari i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili vazhdimisht kritikon performancën e dobët të ushtrisë ruse, në veçanti eprorët e lartë që nuk kanë treguar as edhe një sukses në beteja.