VIDEO/ Forca sigurie pa fund dhe mbështetës nëpër rrugë, transportimi i trupit të Maradonës

schedule14:36 - 26 Nëntor, 2020

schedule 14:36 - 26 Nëntor, 2020

Bota është në zi sot pas humbjes së legjendës të futbollit, Diego Armando Maradona. Kujtojmë se legjenda e futbollit vdiq prej një arresti kardiak gjatë pasdites së djeshme në shtëpinë e tij në Tigres, ku po shërohej pas atij operacioni të vështirë në tru.

 

Trupi i të ndjerit u transferua nga shtëpia për në Casa Rosada, vendi ku po bëhen ende homazhet për të, në orët e para të mëngjesit. Në videon e mëposhmte është pikërisht ky moment, teksa Maradona transferohet për në vendin ku aktualisht tani po kryhen homazhe dhe kanë marrë pjesë rreth 1 milionë njerëz.

Siç shikohet janë qindra forca policore që e shoqërojnë “Dorën e Zotit”, ku nuk mungon as përkrahja e njerëzve në rrugë. Momente vërtet të pabesueshme! /abcnews.al