Vejle BK është në rrugë të mbarë për t’u ngjitur në elitën e futbollit danez. Edhe sot në fushë nga minuta e parë ishin Ylber Ramadani dhe Arbnor Muçolli, me këtë të fundit që ishte protagonist.
Mesfushori, në fundin e pjesës së parë arriti të zhbllokonte shifrat. Me një goditje brenda zonës ndëshkoi portierin e Fredericia, që pësoi edhe një gol në fund të takimit. Muçolli, edhe një javë më parë shënoi për skuadrën e tij në Danimarkë.
https://streamable.com/vw2its
Kjo fitore kundër vendit të tretë e afron Vejle BK drejt objektivit sezonal. Sa u takon futbollistëve shqiptarë, sot nuk ishte as në stol mbrojtësi Arlind Ajeti. /abcnews.al