Manchester City ka kaluar në avantazh përballë West Ham, në minutën e 30-të të sfidës. Ishte mesfushori spanjoll, Rodri, ai që kërcen më lart se të gjithë në zonë dhe shndërron në gol një krosim të De Bryune nga goditja e këndit.
Ky është goli i dytë i Rodri në Premier League dhe goli i mesfushorit, i dha avantazhin “Qytetarëve” përballë një West Hami shumë mirë të vendosur në fushën e lojës./abcnews.al
Premier League, java 26
Man. City – West Ham 1-0
Rodri 30′