Sot u luajtën ndeshjet e raundit të 1/32 të Kupës së Holandës (KNVB Beker). Ado Den Haag priti në shtëpi Spartën e Roterdamit dhe po humbiste 0-1 deri në minutat shtesë.
Për të evituar eliminimin dhe për të dërguar vendasit në shtesa mendoi portieri Luuk Koopmans. Minuta e 90+4′, goditje këndi për Ado Den Haag, kërcim fantastik i 26-vjeçarit dhe topi në rrjetë pas goditjes me kokë.
Shtesat nuk prodhuan gol dhe fituesi u shpall nga pika e penalltisë. Koopmans tregoi cilësitë e tij mes shtyllave dhe Ado Den Haag u kualifikua në raundin tjetër pas suksesit 5-3. /abcnews.al