Zlatan Ibrahimovic vazhdon të dhurojë spektakël, pavarësisht 39 viteve që ka mbi supe. Bomberi suedez ka zhbllokuar takimin Napoli-Milan, duke kaluar kuqezinjtë në avantazh në minutën e 20-të.
Kros i Theo Hernandez nga krahu i majtë, “fluturim” i Ibrës në ajër dhe goditje me kokë përpara Koulibaly. Asnjë shans për Meret, topi në rrjetë dhe Milani në avantazh.
Goli i nëntë në kampionatin italian për Ibrakadabrën, teksa Milani ka hedhur një hap të sigurt drejt marrjes së tre pikëve në një nga transfertat më të vështira në Serie A. /abcnews.al