Fluks qytetarësh në Morinë/ Moti i ngrohtë dynd shqiptarët e Kosovës drejt bregdetit

schedule11:18 - 18 Maj, 2024

schedule 11:18 - 18 Maj, 2024

Moti i ngrohtë ka shtuar fluksin e shqiptarëve të Kosovës që kanë udhëtuar drejt bregdetit shqiptar.

Në pikën Kufitare të Morinës  gjatë së shtunës ka pasur fluks të lartë qytetarësh e  mjetesh edhe pse nuk është ndjekur procedura e zakonshme e kontrollit. Policia kufitare e Shqipërisë dhe  Kosovës kanë zbatuar procedurën e kalimit të kufirit pa kontrolle sipas protokollit ndërqeveritar.

Kalimi në Pikën Kufitare të Morinës do të jetë me procedura të lehtësuara në 9 muaj të vitit dhe në fundjavat e festave. Më herët kjo periudhë e lehtësimit të lëvizjes ishte në 4 muajt e verës.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!