VIDEO/ Floyd Mayweather thyen rrjetin, makina e boksierit kap vlerën e 8 milionë dollarëve

schedule10:34 - 20 Korrik, 2022

schedule 10:34 - 20 Korrik, 2022

Legjenda e boksit Floyd Mayweather u shfaq këtë javë me një “lodër” të re. Në Instagram, ai postoi një video të shtesës më të fundit në koleksionin e tij të makinave luksoze, një Rolls-Royce Cullinan. Automjeti, i cili kap vlerën e 1.7 milionë dollarëve në tregun amerikan, ka një interior krejtësisht të personalizuar.

Me timonin, sediljet dhe një pjesë të kroskotit në ngjyrë jeshile fosforeshente, super makina e  Mayweather ka gjithashtu një çati “yllore”. Në rrjetet sociale, kompania kishte publikuar tashmë imazhe të makinës, por pa “dhuruar” se kush do të ishte pronari.

Makina vlerën e saj e ka 1,7 milionë euro, por me modifikimet e bëra kap lerën e rreth 8 milionë euro.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Floyd Mayweather (@floydmayweather)

Cullinan ka një motor 6.75 litra V12 që gjeneron 543 kuaj fuqi dhe 86.6 kgfm çift rrotullues. Sipas portalit ‘Auto Evolution’, modeli mund të arrijë 100 km/h për 5.2 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale të kufizuar në mënyrë elektronike në 249 km/h. Ky është Rolls-Royce i gjashtë i Mayweather, i cili tashmë kishte një tjetër Cullinan në koleksionin e tij.

Boksieri legjendar ka qenë gjithmonë një adhurues i supermakinave dhe thotë se zotëron më shumë se 100 të tilla.

Gjatë karrierës së tij në ring, boksieri fitoi pseudonimin ‘Para’ si sportisti më i paguar në botë. Ish-boksieri u parakalua vetëm në vitin 2016 nga Cristiano Ronaldo./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!