VIDEO/ Florent Hasani shënon një perlë në Hungari, edhe Gjasula gjen golin

schedule12:14 - 1 Mars, 2020

schedule 12:14 - 1 Mars, 2020

Jurgen Gjasula dhe Florent Hasani kanë shënuar ditën e djeshme në Gjermani dhe Hungari. Mesfushori, i cili është pjesë e Magdeburg, realizoi përmes një penalltie në sfidën që skuadra e tij fitoi me shifrat 6-2 kundër Carl Zeiss Jena së vendit të fundit.

Për Gjasulën ky ishte goli i tretë (SHIKO KËTU), ndërkohë që në takimin e djeshëm i dha epërsinë skuadrës së tij, pasi në minutën e 70-të rezultati ishte 2-2. Lojtari kryeqytetas u tregua i saktë para portierit kundërshtar, ndërkohë që Magdeburg shënoi edhe tre gola të tjera pas atij të Gjasulës.

HASANI – Mesfushori i Kosovës vijon të realizojë gola të bukur në Hungari. DVTK ka befasuar skuadrën e Honved një ditë më parë, pasi e ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-0. Florent Hasani ishte titullar, kurse Hysen Memolla mungonte.

Në krahun tjetër nga fillimi e nisi edhe Naser Aliji, i cili luajti për 75 minuta. Për t’u rikthyer te Hasani, ai shënoi golin e parë të takimit me një goditje nga jashtë zone, që gjeti të papërgatitur portierin e vendasve. Për mesfushorin ky ishte goli i tretë në kampionat këtë sezon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!