Sampdoria-Genoa është një nga derbet më të rivalizuara në Serie A. Dy skuadrat e qytetit të Xhenovës po përballen mes tyre mbrëmjen e sotme në stadiumin “Luigi Ferraris” dhe kanë ardhur dy golat e parë.
Jakub Jankto zhbllokoi takimin në minutën e 23-të. Mesfushori çek realizoi një gol të mrekullueshëm, duke i dhuruar avantazhin “vendasve”. Festa e Sampdorias zgjati vetëm pesë minuta, pasi Genoa riktheu baraspeshën me anë të Gianluca Scamacca.
Sulmuesi 21-vjeçar mori një asist nga Lerager dhe dërgoi topin në rrjetë me një diagonale të saktë. Derbi po luhet pa tifozë, por ultrasit nuk mund të mos shfaqeshin protagonistë me flakadanët e hedhur në minutën e tretë të sfidës. /abcnews.al
https://streamable.com/7az23j