Sulmuesi i Real Madrid, Gareth Bale, vazhdon të krisë edhe më shumë marrëdhëniet e tij me skuadrën spanjolle. Mbrëmë, 30-vjeçari luajti titullar në ndeshjen mes Uellsit dhe Hungarisë, sfidë që e fituan me rezultatin 2-0, falë dy golave të Aaron Ramsey. Kjo fitore, i siguroi kualifikimin Uellsit në Euro 2020.
Festa e uellsianëve ishte e çmendur dhe Gareth Bale ishte në qendër të gjithçkaje. Madje, ylli i Real Madrid shkaktoi dhe disa polemika. Ai mbajti flamurin që shkruante: “Uells, golf, Madrid! Sipas kësaj radhe”, duke treguar në një farë mënyrë prioritetet e tij.
Përveç këtij veprimi, Bale ishte protagonist për keq edhe në një intervistë. Sulmuesi i Realit përdori një fjalor të gabuar, por e kuptoi menjëherë dhe kërkoi falje. Ramsey dhe gazetari i BT Sport shpërthyen në të qeshura./abcnews.al
“About time he contributed inni, fuckin..?”
????pic.twitter.com/zuKeAfiws2
— Scott Saunders (@_scottsaunders) November 19, 2019

