VIDEO | Fjalë emocionuese, kapiteni i Watford prek zemrat e tifozëve

schedule08:03 - 23 Dhjetor, 2019

schedule 08:03 - 23 Dhjetor, 2019

Watford po vuan këtë sezon në Premier League dhe ndodhet në vend të fundit të tabelës. Megjithatë, “Grerëzat” arritën të fitonin dje me rezultatin 2-0 përballë Manchester United, duke marrë një fitore të madhe dhe jetike.

Kapiteni i ekipit, Troy Deeney, foli pas ndeshjes për këtë rezultat të arritur. Fjalia që po merr vëmendjen më të madhe mediatike, është përgjigja e bomberit kur u pyet nëse po ndjen presionin e rënies nga kategoria.

“Presioni? Unë nuk kam pse të ndjej presion. Presion ndjen mamaja ime, që duhet të punojë në tre punë që të jetë në gjendje të mbledhë familjen për Krishtlindje. Në futboll nuk duhet të ndjejmë presion”, tha mes të tjerash kapiteni i ekipit të Premier League.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!