Kampioni në peshat e rënda në UFC, Khabib Nurmagomedov, njihet si një nga tifozët më të mëdhenj të futbollit. Shpesh herë e kemi parë luftëtarin të luaj dhe vetë në fushë, por me videon e fundit ai i ka surprizuar që të gjithë me njohuritë e tij.
32-vjeçari ndodhet në palestër dhe arrin të deklarojë të gjithë fituesit e Champions League që nga viti 2005. Khabib nuk bën asnjë gabim dhe ia del t’i thotë të gjithë ekipet fituese vit pas viti.
.@TeamKhabib names every Champions League winner since 2005 ?? pic.twitter.com/nnIvw2Ox8Y
— ESPN FC (@ESPNFC) March 4, 2021
Mesa duket rusi është një ndjekës i rregull i Champions League dhe jo vetëm. Dashuria e tij për futbollin është aq e madhe aq sa në fundin e janarit FC Kamaz i ofroi një kontratë profesionale në kampionatin rus. /abcnews.al