Alan Shearer është legjendë e Newcastle dhe e gjithë futbollit anglez. Ish-sulmuesi i njohur është ende golashënuesi më i mirë në historinë e Premier League dhe në Newcastle, shihet si idhull.
Tashmë, Shearer është analist në emisionin “Ndeshja e Ditës” në BBC Football, emision që moderohet nga Gary Lineker. Ky i fundit është shumë i ndjekur në Twitter, aty ku numëron 7.5 milion fansa.
“Match of the Day” postoi një video te Shearer, kur Newcastle shënoi në sekondat e fundit për të mposhtur Chelsean 1-0. Në këtë video, shihet qartë pasioni që ish-sulmuesi i njohur ka për skuadrën e tij, edhe pse ka shumë vite që nuk e vesh më fanellën bardhezi./abcnews.al
Never seen @alanshearer move so fast ?
? https://t.co/5X0mRfOWpC #NUFC #NEWCHE #MOTD pic.twitter.com/d16wuWEeA0— Match of the Day (@BBCMOTD) January 18, 2020