Malaga mori një fitore të pastër 2-0 përballë Racing, duke shtuar tri pikë me vlera në totalin e tyre në La Liga 2. Armando Sadiku e nisi si titullar këtë sfidë, duke asistuar golin e parë për skuadrën e tij dhe duke bërë një ndeshje të mirë.
Ndërsa mesfushori Keidi Bare, u aktivizua nga stoli, duke marrë minutat e para pas disa javësh mungesë. Flitej se Sadiku dhe Bare do të largoheshin në janar nga skuadra e Malagas, me shitjet e tyre që do të ndihmonin klubin spanjoll të dilte nga kriza financiare, por nuk u arrit asnjë marrëveshje dhe qëndruan te bardhekaltrit.
Tashmë, merkato është lënë pas dhe dy futbollistët shqiptarë duken të përqendruar vetëm në fushën e lojës. Pas fitores, shihet se të dy lojtarët kuqezi janë të lumtur për momentin tek ekipi spanjoll dhe kjo gjë, vihet re dhe në videon e publikuar nga Malaga në faqen e tyre zyrtare në YouTube./abcnews.al