Dy golat në pjesën e parë i dhuruan fitoren Lazios në fushën e Spezias. 1-3 u mbyll takimi, me ekipin e Simone Inzaghit që mori triumfin e tretë radhazi jashtë fushe në kampionat.
Ciro Immobile zhbllokoi ndeshjen në minutën e 15-të, teksa bardhekaltrit dyfishuan rezultatin në minutën e 33-të. Goditje dënimi dhe ekzekutim mjeshtëror i Sergej Milinkovic-Savic.
Kaq për pjesën e parë, teksa vendasit rihapën takimin në minutën e 64-t. M’Bala Nzola realizoi një gol shumë të bukur, por Lazio menaxhoi minutat e mbetura dhe siguroi tre pikë të rëndësishme.
Vendi i shtatë me 17 pikë për Lazion, që gjendet gjashtë pikë poshtë Milanit kryesues. Thomas Strakosha e ndoqi takimin nga pankina. E njëjta gjë edhe për Ismailin e Spezias, teksa Vedat Muriqi mungoi për miqtë për shkak të një dëmtimi. /abcnews.al
Serie A, java e dhjetë
Spezia-Lazio 1-2
(N’Zola 64′ / Immobile 15′, Milinkovic-Savic 33′)