Fitorja e Shqipërisë i gëzon të gjithë, presidenti Meta uron kuqezinjtë

schedule20:58 - 15 Nëntor, 2020

schedule 20:58 - 15 Nëntor, 2020

Fitorja e sotme e Shqipërisë i ka gëzuar të gjithë. Kuqezinjtë e Edi Rejës mposhtën 3-1 Kazakistanin (Cikalleshi, Ismajli, Manaj), duke u ngjitur në kuotën e 8 pikëve në grupin 4 të Nations League.

Të mërkurën presim Bjellorusinë kryesuese (10 pikë) në “Air Albania” (ora 16:00) dhe fitorja është alternativa e vetme për ta mbyllur këtë grup në vend të parë.

Urime kuqezinjve për fitoren e merituar“, shkruan shkurt Ilir Meta, presidenti i Republikës së Shqipërisë në rrjetet sociale, aty ku ka postuar dhe disa foto gjatë momenteve të golave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!