Manchester United vuajti përballë WBA, por në fund ia doli të fitonte dhe të merrte tre pikët e radhës në kampionat. Djemtë e Ole Gunnar Solskjaer mposhtën 1-0 skuadrën e kroatit Bilic në “Old Trafford”.
⬇️ The winners and losers from today’s action ⬇️ pic.twitter.com/EaCkNUigET
— Premier League (@premierleague) November 21, 2020
Gjithçka u vendos në minutën e 56-të, moment kur “Djajtë e Kuq” fituan një penallti. Te topi si gjithmonë Bruno Fernandes, me portugezin që nuk gaboi, duke gjetur golin e gjashtë në kampionat.
Goli dhe rastet e MANCHESTER UNITED-WBA
Ekipi i Solskjaer e manaxhoi mirë avantazh dhe në fund festoi fitoren. United është ngjitur përkohësisht në vend të nëntë me 13 pikë, shtatë më pak se kryesuest e Tottenham. /abcnews.al