VIDEO/ Fitore surprizuese në Londër, “Çekanët” triumfojnë në transfertën e Tottenham

schedule08:56 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 08:56 - 8 Dhjetor, 2023

Humbja ndaj “Bluve” të Londrës, mbrëmjen e 6 nëntorit, duke të ketë qenë pika e rënies, për “Londinezët” e Tottenham, të cilët që prej asaj dite nuk kanë arritur të fitojnë asnjë nga përballjet e tyre, në Premier League, me pikën e vetme, që erdhi në barazimin e së dielsës, ndaj “Qytetarëve” të Manchester City.

Mbrëmjen e së enjtes, që sapo lamë pas, djemtë e teknikut, Ange Postecoglou u “prezantuan” me disfatën e radhës, teksa në “Tottenham Hostspur Stadium” u mundën me rezultatin e ngushtë, 1 me 2, nga “Çekanët” e Ëest Ham, në përballjen e vlefshme për javën e 16-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier League.

Golat e Jarred Boëen dhe James Ward-Prowse, në minutat 52’ e 74’ të sfidës nxorrën totalisht të pavlefshëm, golin e shënuar nga qendërmbrojtësi argjentinas, Christian Romero, në minutën e 11’-të të sfidës, për t’i siguruar djemeve të David Moyes, 3 pikët e radha në këtë edicion, të Premier League, që le të themi, po rezulton të jetë spektakolar.

Përsa i përket renditjes, skuadra e Tottenham mbetet në vendin e 5-të të renditjes, me 27 pikë, po aq sa United i vendit të 6-të dhe 3 pikë, më pak, se Manchester City i vendit të 4-t, ndërkaq, “Çekanët” e West Ham mbesin në vendin e 9-të të tabelës, por kësaj radhe me 5 pikë më shumë se “Blutë” e Chelsea. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!