Skuadra e Tottenham ka vazhduar serinë e fitoreve radhazi, në kampionatin anglez të futbollit, teksa mbrëmjen e kësaj të hëne ka mundur skuadrën e Fulham, me rezultatin e pastër, 2 me 0, në përballjen e vlefshme për javën e 9 të Premier League.
Nga një gol në secilën pjesë mjaftoi që skuadra e teknikut, Ange Postecoglu të siguroj një fitore të rëndësishme, në garën për titullin kampion. I pari në listën e golashënuesve ishte “fantazisti” koreano-jugor, Heung-Min Son, i cili çoi topin në rrjetë, në minutën e 36’ të sfidës, ndërsa për të “vulosur” rezultatin, 2 me 0 mendoi “ylli” anglez i mesfushës, James Maddison, i cili pas një asistimi të Son dërgon topin në rrjetën e portierit Leno, në minutën e 54’-t të ndeshjes.
Me këtë rezultat, skuadra e Tottenham ngjitet në vendin e parë të Premier League, me 23 pikë, pas 9 javëve të para, 2 pikë më shumë se Manchester City e Arsenal, që ndodhen në vendet 2 e 3 të tabelës, ndërsa skuadra e Fulham mbetet në vendin e 13 të renditjes, me 11 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Heung-Min Son, 1-0:
Goli i James Maddison, 2-0: