Një gol i Lucas Tousart pas gjysmë ore lojë vendosi ndeshjen mes Lyon dhe Juventusit. Francezët ia dolën të fitojnë ndeshjen e parë në shtëpi dhe kualifikimi i bardhezinjve të Sarrit vështirësohet pas kësaj humbje.
Skuadra e Rudi Garcia dominoi pjesën e parë përballë një Juventusi kaotik dhe ia doli të gjente golin e avantazhit. Aouar lëvizi bukur në krahun e majtë dhe dhuroi një asist për Tousart, i cili mposhti polakun Szczesny.
Kampionët e Italisë reaguan në pjesën e dytë, por Alex Sandro, Dybala, Higuain dhe Ronaldo nuk ia dolën të gjenin golin e barazimit. “Zonja e Vjetër” pretendoi në dy raste për penallti, por spanjolli Manzano vazhdoi lojën.
Ndeshja u mbyll 1-0 për vendasit, të cilët arrijnë një fitore të madhe kundër një prej pretendentëve kryesorë për triumfin final në Champions League. Sfida e kthimit zhvillohet në Torino me datë 17 mars dhe djemtë e Sarrit do të japin gjithçka për të përmbysur humbjen e sotme dhe për t’u kualifikuar në çerekfinale. /abcnews.al
Lyon-Juventus 1-0
(Tousart 31′)
A shocking 1-0 Lyon win at the Groupama over Juventus. With a depleted Lyon squad, no one saw this result coming even though it was at home. Spectacular defensive performance by Lyon holding Juve to 0 shots on goal. Great overall performance. #JuveUCL #ChampionsLeague #lyonjuve pic.twitter.com/1uNpo2dAvp
— michael bosque (@michaelbosque2) February 26, 2020