Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Fitore me “manita”, Evertoni i Ancelottit ngjitet në krye të Premier

schedule15:27 - 19 Shtator, 2020

schedule 15:27 - 19 Shtator, 2020

Evertoni regjistron fitoren e dytë radhazi në Premier League. Djemtë e Carlo Ancelottit mposhtën në shtëpi 5-2 WBA, duke u ngjitur momentalisht në krye të renditjes me pikë të plota.

Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e dhjetë me anë të Diangana, por Calvert-Lewin dhe James Rodriguez përmbysën rezultatin në pjesën e parë. Goli i parë me ekipin e ri për fantazistin kolumbian, një nga prurjet më të mira të merkatos.

Miqtë u nervozuan në fundin e pjesës së parë. Kieran Gibbs u ndëshkua me të kuqe në shtesa, teksa jashtë përfundoi edhe trajneri Slaven Bilic për protesta ndaj arbitrit kryesor.

EVERTON-WBA 

Gjithsesi, WBA gjeti golin e barazimit në fillimin e pjesës së dytë, edhe pse me 10 futbollistë. Matheus Pereira realizoi një gol fantastik nga goditja e dënimit, por ky gol vetëm sa acaroi më shumë Evertonin.

Vendasit u hodhën në sulm, shënuan tre gola të tjera me anë të Michael Keane dhe Calvert-Lewin (realizoi edhe dy gola të tjerë). Trigolësh në ndeshjen e sotme për qendërsulmuesin anglez dhe katër gola në total në dy ndeshjet e para në Premier.

https://streamable.com/mejxpp

Përfundimisht 5-2 për ekipin e Carlo Ancelottit, që ka si objektiv mbylljen e kampionatit në një nga katër vendet e para dhe kualifikimin për në Champions League për sezonin e ardhshëm. /abcnews.al

Premier League, java e dytë
Everton-WBA 5-2
(Calvert-Lewin 31′, 62′, 66′, Rodriguez 45′, Keane 54′ / Diangana 10′, Pereira 47′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!