Juventus nuk ka hasur asnjë vështirësi përballë Udineses. Bardhezinjtë e Sarrit shënuan nga dy gola për pjesë dhe u kualifikuan në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Paulo Dybala realizoi dy herë, ndërsa Higuain dhe Douglas Costa kompletuan “pokerin”.
Duhet theksuar se Juventus luajti pa CR7, teksa përfitoi edhe dy penallti që u shndërruan në gola dhe Dybala dhe Costa.
Tani është radha e kampionatit dhe bardhezinjtë luajnë sërish në shtëpi. Parma është kundërshtari i fundjavës dhe “Zonja e Vjetër” do të tentojë fitoren e radhës për të vijuar kryesimin e Serie A. /abcnews.al
Juventus – Udinese 4-0
(Higuain 16′, Dybala (pen) 26′, 57′, Douglas Costa (pen) 61′)