VIDEO/ Fitore me aromë kuqezi, Cikalleshi e Çekiçi heronjtë e Konyaspor

schedule14:00 - 13 Mars, 2022

schedule 14:00 - 13 Mars, 2022

Konyaspor ka triumfuar në transfertë kundër Kayserispor me rezultatin 3-2 me përmbysje dhe gjithçka ndodhi në pjesën e dytë të ndeshjes.

Sokol Cikalleshi është ai të cilit te Konyaspor duhet t’i thonë faleminderit, pasi shënoi dy golat që i dhanë fitoren skuadrës së tij.

Kavajasi i barazoi shifrat në minutën e 52-të, ndërsa 10 minuta më pas erdhi momenti i fitores.

Endri Çekiçi, i cili kishte dy minuta që ishte aktivizuar, dha një krosim perfekt dhe Cikalleshi me kokë realizoi golin me vlerën e tre pikëve. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!