Napoli ia del të kalojë pengesën Fiorentina dhe mjafton të fitojë ndeshjen e fundit ndaj Veronës në “Diego Armanda Maradona” për të siguruar kualifikimin në Champions League.
Il @sscnapoli conquista 3 punti importanti per la corsa europea: finisce 0️⃣-2️⃣ al Franchi! ??#FiorentinaNapoli #SerieATIM #WeAreCalcio pic.twitter.com/5KwMQzUTEt
— Lega Serie A (@SerieA) May 16, 2021
Ekipi i Gennaro Gattusos fitoi 0-2 në Firence. Vendasit rezistuan vetëm një pjesë. Napolit i bëri mirë pushimi dhe në minutën e 56-të gjeti golin e avantazhit.
https://streamable.com/hkxfc0
Penallti për miqtë (e fitoi Amir Rrahmani), Lorenzo Insigne dështoi në tentativën e parë, por kapiteni përfitoi nga topi i rikthyer dhe e dërgoi atë në rrjetë. 11 minuta më vonë erdhi edhe goli i qetësisë.
https://streamable.com/n8yrk1
Piotr Zielinski goditi drejt portës, topi u devijua nga një mbrojtës vendas dhe përfundoi në rrjetë. Përfundimisht 0-2 për Napolin, që siguron një sukses të madh për objektivin Champions.
Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani e filluan ndeshjen si titullarë dhe e luajtën të plotë atë. Tani është radha e “finales” që fundit ndaj Hellas Veronës, aty ku vlejnë vetëm tre pikët. /abcnews.al