Një ndeshje e mrekullueshme u zhvillua dje në “Anfield” ku Liverpool fitoi 4-3 ndaj Fulham.
Të kuqtë ishin me shpinë pas murit në minutën e 80’ kur miqtë kaluan në epërsi 2-3. Me gjithatë, skuadra e Jurgen Klopp shënoi në minutat 87’ dhe 88’ duke përmbysur shifrat.
Në minutën e 88’, një korsim nga e djathta përfundoi te Tsimikas i cili në dyluftim me kundërshtarin e uli topin për Alexander Arnold dhe ky i fundit shënoi golin e fitores.
Festa normalisht ishte tepër e madhe, me lojtarin grek të Liverpool i cili festoi nga entuziazmi me punonjësin e sigurisë të stadiumit./h.ll/abcnews.al
Scenes indeed, @TrentAA ??? pic.twitter.com/7ztLTYu5PO
— Liverpool FC (@LFC) December 3, 2023
Kostas pulling at the steward and him laughing while celebrating lmao ? pic.twitter.com/ryUJjz7T6x
— E4 (@LFC_ERYAN) December 3, 2023