U mendua se Bayern Munchen do ta kishte të vështirë përballë Atletico Madrid, por djemtë e Hans-Dieter Flick po “fluturojnë” në fushë dhe siguruan një 4-0 të pastër përballë një prej kundërshtarëve më të vështirë me të cilët mund të përballesh.
Golat dhe rastet e BAYERN MUNCHEN-ATLETICO MADRID
Dominim i kampionëve në fuqi të këtij kompeticioni, të cilët iu falën dygolëshit të Kingsley Coman dhe rrjetave të mesfushorëve Goretzka e Tolisso për të “shkatërruar” djemtë e Diego Simeones, dhe për ta nisur me tre pikë sezonin e ri evropian.
⏰ RESULTS ⏰
? Goals, goals and more goals!
? Shakhtar, Bayern & Atalanta claim big wins
? Who impressed you most?#UCL
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) October 21, 2020
Triumf minimal për Liverpool në Amsterdam. Skuadra e Jurgen Klopp fitoi 0-1 ndaj Ajax, duke iu falur autogolit të argjentinasit Tagliafico në minutën e 35-të. Në këtë moment kanë rëndësi pikët dhe kampionët e Anglisë ia dolën ta nisin me fitore në një fushë aspak të lehtë.
Goli dhe rastet e AJAX-LIVERPOOL
Barazim spektakolar në “San Siro” mes Interit dhe M’Gladbach. Të katër golat u realizuan në pjesën e dytë. Dygolësh i Romelu Lukakut, teksa algjeriani Bensebaini dhe Jonas Hofmann ishin autorët e golave të skuadrës gjermane.
Golat dhe rastet e INTER-M’GLADBACH
Në ndeshjet e tjera ra në sy fitorja me “poker” e Atalantës në Danimarkë kundër debutuesve të Midtjylland, aty ku shënuan të gjithë sulmuesit: Zapata, Gomez, Muriel dhe Miranchuk, teksa Berat Gjimshiti luajti gjatë gjithë ndeshjes.
Golat dhe rastet e MANCHESTER CITY-PORTO
Feston edhe Manchester City i Pep Guardiolës, që përmbysi Porton në shtëpi dhe triumfoi 3-1 falë rrjetave të Sergio Agueros, Ilkay Gundogan dhe Ferran Torres. Sfida tjetër midis Olympiacos dhe Marseille përfundoi 1-0 për ekipin vendas, që iu fal golit të egjiptianit Koka në shtesa. /abcnews.al
Golat dhe rastet e MIDTJYLLAND-ATALANTA

