Vazhdojnë hapat fals të Liverpool, që edhe këtë vit të ri nuk e ka nisur aspak mirë. Këtë herë ishte Southampton, një nga surprizat e sezonit, që arriti të marrë një fitore shumë të vyer ndaj skuadrës së Klopp.
Vendasit shënuan shumë shpejt me Danny Ings në minutën e 2-të, pas zhvillimeve të një goditje dënimi dhe arritën ta mbajnë deri në fund portën e paprekur.
Pas golit të pësuar Liverpool tentoi gjatë gjithë ndeshjes të barazojë, duke krijuar intensitet dhe sulme të njëpasnjëshme, por sulmuesit e skuadrës së Klopp nuk ishin të saktë para portës, duke goditur vetëm 1 herë kuadratin nga 15 tentativa gjithsej.
Goli dhe rastet e ndeshjes SOUTHAMPTON-LIVERPOOL
Me këtë humbje Liverpool ruan vendin e parë, por rrezikon të parakalohet nga Manchester United, që ka po aq pikë sa The Reds (33), por një ndeshje më shumë për të luajtur. Sauthampton renditet e 6-ta me 29 pikë pas 17 ndeshjesh. /abcnews.al
Premier League, Java 17
Sauthampton-Liverpool 1-0
Shënues: Ings 2’

